Top Channel/ Rama bisedë telefonike me Erdogan, diskutuan për forcimin e lidhjeve dypalëshe…
08/08/2024 23:02

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale. Mediat turke kanë raportuar se gjatë bisedës presidenti Erdogan konfirmoi edhe një herë se marrëdhënia midis Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake. Sipas asaj që raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu, Presidenti turk iu referua “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”, si dhe shprehu besimin se Tirana do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimor, shëndetësor dhe fetar. FETO dhe lideri i saj, Fetullah Gylen, akuzohen nga qeveria turke se orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016 në Turqi, në të cilin 252 persona humbën jetën dhe 2.734 të tjerë u plagosën. Në takimin e fundit mes Kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Recep Tayip Erdogan në shkurt të këtij viti u dakordësua për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve. “Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë”, pat deklaruar Erdogan.

Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31