Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në ambientet e kryeministrisë, vuri në dukje se Shqipëria numëron shifra shumë të ulëta të turistëve turq, në një kohë kur ata pushojnë në vendet e tjera të Ballkanit. Erdogan u shpreh, se dy qeveritë duhet të bashkëpunojnë në këtë fushë, për të parë çfarë mundv të bëhet me mirë, në promovimin e Shqipërisë në Turqi dhe anasjelltas.