Pavarësisht kërcënimeve të Kremlinit, sipas të cilit me lejen e dhënë Ukrainës që të përdorë armë amerikane për të goditur më thellë brenda territorit rus, Amerika po i hedh benzinë zjarrit, Gjermania ka dalë në mbrojtje kësaj lëvizjeje të aleatit të madh. Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock u shpreh se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në lidhje me mbështetjen ushtarake për vendin e përballur me agresionin rus prej pothuajse tre vitesh tashmë.