Në njërin prej sulmeve më të egra e më masive të kohëve të fundit ndaj Ukrainës, Rusia ka lëshuar drejt vendit fqinj me dhjetëra raketa hipersonike, kruz dhe balistike - të lëshuara nga avionë bombardues, nga toka e nga anije. Goditja e forcave të Moskës shënjestroi rajone të ndodhura pranë kufirit me Poloninë, cka e vuri në alarm Varshavën.