Rafting ka filluar të ushtrohet si sport vetëm së fundmi në lumin Shkumbin, por duket se interesi është i madh, madje jo vetëm nga vendasit. Një grup nga Shkupi e Tetova, të apasionuar pas këtij sporti, kanë zgjedhur të provojnë adrenalinën e Shkumbinit. Ofrimi i alternativave të ndryshme të argëtimit pritet t’i japë tjetër fluks të zhvillimit turistik Elbasanit, ndërsa sportet e ujit janë mënyra më e bukur për të kaluar fundjavat verore.