Qindra fermerë janë grumbulluar për të aplikuar për subvencionet në bujqesi në Fier. Fermerët ankohen për mungesën e shërbimit të aplikimit për skemat përfituese të subvencionimit të shpallur nga qeveria. Punonjësit e këtij institucioni në këtë situatë kanë thirrur në ndihmë edhe policinë e shtetit pasi janë thyer edhe xhamat dhe është krijuar kaos në sportele.