Në qytetin më të ftohtë të botës, temperatura sot shënon minus 50 gradë Celsius: deri edhe peshkun ne treg, banorët e Yakutsk-ut, në lindje të Siberisë e gjejnë të ngrirë. Edhe pse i ftohti nuk është i pazakontë për këtë zonë, ai këtë radhë ka qenë më i gjatë se zakonisht. Janari është muaji më i acartë dhe vendasit e mësuar me temperature të ulëta, po marrin masa paraprake shtesë për t'u ngrohur.