Në Bucha, qytetin e njohur për masakrën e rusëve, ku qindra njerëz u vranë dhe u lanë të hedhur në rrugë , kanale apo bodrume, jeta normale ka filluar sërish. Qyteti tani ka marrë një pamje tjetër, duket sikur ka rilindur pas rikthimit të banorëve . Maxim një nga banorët e qytetit, më në fund pas tre muajsh u mblodh për një darkë të qetë me gruan dhe fqinjët e tij në kopshtin e shtëpisë së tij. Shtëpi në të cilin deri para disa kohësh flinin ushtarët rusë.