Me argumentin se forcat e saj janë duke operuar tashmë atje, ushtria izraelite i bëri thirrje palestinezëve që të largohen nga Qyteti i Gazës – zona më e madhe urbane në enklavë. Trupat e shtetit hebre nisën një ofensivë në disa lagje të qytetit pak javë pas vendimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për marrjen e zonës nën kontroll.