Top Channel/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, kërkojnë uljen e çmimeve
12/03/2022 11:40

Qytetarët shqiptarë, të shumtë në numër, u mblodhën edhe këtë të shtunë para Kryeministrisë në ditën e katërt të protestës me disa kërkesa të qarta për kreun e Qeverisë, duke i kërkuar këtij të fundit të marrë masat e nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë të shportës. Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas mëngjesit të 7 marsit, atëherë kur çmimet e produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor, pësuan një rritje drastike. Çmimi i naftës, brenda 24 orëve, u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë. Nga ana tjetër, aktivistët, nëpërmjet kanaleve online, iniciuan grumbullimet e para. Kështu pasditja e së mërkurës i gjeti qytetarët poshtë derës së “drejtuesit të qeverisë”, si për t’i kërkuar “llogari” për çdo qindarkë të shpenzuar më tepër. Manifestimet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, duke i “paralizuar” ato. Të nesërmen, strukturat policore, në bazë të provave të grumbulluara, kryen arrestime për vepra të ndryshme penale. Një gjë tjetër ndodhi të enjten pasdite, e cila ofroi dy këndvështrime të ngjarjes. Atë të qytetarëve që shprehnin kundërshtinë e tyre poshtë zyrës së kryeministrit dhe, atë të Ramës, i cili në një dalje të paralajmëruar, po zhvillonte një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në Facebook. Shpesh, gjatë bisedës, qartazi dëgjoheshin edhe brohoritjet e protestuesve, të cilët interferonin në live-video. Kryeministri bëri me dije se kabineti qeveritar brenda 48 orëve do të shpallte një plan konkret. Ai vuri theksin, veçanërisht, tek bashkimi, e vërteta dhe faktet e problemit. Me një ton të butë, duke i rikthyer qytetarëve në ditën e tërmetit dhe pandemisë, theksoi se “ashtu siç i dolëm në mbrojtje familjeve të këtij vendi, ashtu do t’i dalim sërish në mbrojtje familjeve të këtij vendi në këtë situatë krize”. Pa u mbushur as 24 orë, qeveria në një tryezë mblodhi të gjithë furnizuesit e naftës, duke u bërë me dije se do të ngrihet një bord mbikëqyrës pikërisht për ta.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16