Top Channel/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, kërkojnë uljen e çmimeve
12/03/2022 11:40

Qytetarët shqiptarë, të shumtë në numër, u mblodhën edhe këtë të shtunë para Kryeministrisë në ditën e katërt të protestës me disa kërkesa të qarta për kreun e Qeverisë, duke i kërkuar këtij të fundit të marrë masat e nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë të shportës. Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas mëngjesit të 7 marsit, atëherë kur çmimet e produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor, pësuan një rritje drastike. Çmimi i naftës, brenda 24 orëve, u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë. Nga ana tjetër, aktivistët, nëpërmjet kanaleve online, iniciuan grumbullimet e para. Kështu pasditja e së mërkurës i gjeti qytetarët poshtë derës së “drejtuesit të qeverisë”, si për t’i kërkuar “llogari” për çdo qindarkë të shpenzuar më tepër. Manifestimet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, duke i “paralizuar” ato. Të nesërmen, strukturat policore, në bazë të provave të grumbulluara, kryen arrestime për vepra të ndryshme penale. Një gjë tjetër ndodhi të enjten pasdite, e cila ofroi dy këndvështrime të ngjarjes. Atë të qytetarëve që shprehnin kundërshtinë e tyre poshtë zyrës së kryeministrit dhe, atë të Ramës, i cili në një dalje të paralajmëruar, po zhvillonte një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në Facebook. Shpesh, gjatë bisedës, qartazi dëgjoheshin edhe brohoritjet e protestuesve, të cilët interferonin në live-video. Kryeministri bëri me dije se kabineti qeveritar brenda 48 orëve do të shpallte një plan konkret. Ai vuri theksin, veçanërisht, tek bashkimi, e vërteta dhe faktet e problemit. Me një ton të butë, duke i rikthyer qytetarëve në ditën e tërmetit dhe pandemisë, theksoi se “ashtu siç i dolëm në mbrojtje familjeve të këtij vendi, ashtu do t’i dalim sërish në mbrojtje familjeve të këtij vendi në këtë situatë krize”. Pa u mbushur as 24 orë, qeveria në një tryezë mblodhi të gjithë furnizuesit e naftës, duke u bërë me dije se do të ngrihet një bord mbikëqyrës pikërisht për ta.

Top Channel/ Katër ditë pa furnizim me ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
29/12 11:33
Top Channel/ Kurti diskuton presidencën: Do flas një herë me Osmanin, pastaj me partitë opozitare!
29/12 11:31
Top Channel/ LDK “humbësja e madhe”, Abidixhiku: Përgjegjesi për humbjen, do diskutohet dorëheqja!
29/12 11:30
Top Channel/ Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë punonjësit e bashkisë
29/12 11:17
Top Channel/ Shpërthen kabina elektrike ne Shkodër, vdes 55-vjeçari, pamje nga vendngjarja
29/12 11:14
Top Channel/4 ditë pa ujë, ‘Hapeni derën ose do e thyejmë’,qytetarët e Vlorës futen në bashki dhe…
29/12 10:43
Top News – Vdes i burgosuri në Lezhë/ Gjendet pa shenja jete në qeli nga roja
29/12 10:33
Top Channel/ 4 ditë pa ujë, banorët e Vlorës mësyjnë në Bashki, konfrontohen me policinë me logo
29/12 10:31
Mr. X nuk ndalet, zbulon projektet e reja muzikore/ Wake Up
29/12 10:30
Top News- Prej 4 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës përplasen me policinë
29/12 10:27
Top Channel/ Zelensky takohet me Trump! Shtëpia e Bardhë telefonoi Putin para se të niste bisedimet
29/12 09:39
Top Channel/ Disa aksidente brenda ditës në Elbasan, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur, përplaset…
29/12 09:26
Top Channel/ Greqi, bllokadë për festa,Fermerët përshkallëzojnë protestat, nga sot bllokohen edhe…
29/12 09:25
Top Channel/ Shpresë në Ukrainë, Trump me Zelenskyn: Bisedimet për paqe, në fazë përfundimtare
29/12 09:25
Top Channel/ Protestë për mungesën e ujit në Vlorë, qytetarët bllokojnë shfaqjen te “Petro Marko”
29/12 09:20
Top Channel/ Festë në Prishtinë, Qindra mbështetës të LVV në shesh, bashkohet dhe Kurti
29/12 09:14
Top Channel/ Kurti shpall fitoren, mesazhet pas fitores, nga plani i rritjes te zhvillimi ekonomik
29/12 09:08
Top Channel/ Gati qeveria “Kurti 3” Lëvizja Vetëvendosja do krijojë e vetme qeverinë
29/12 09:06
Top Channel/ Albin Kurti fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare, PDK forcë e dytë
29/12 09:04
Top Channel/ Protesta në Vlorë, qytetarët futen me dhunë në teatër, përplasje e ashpër me policinë
28/12 23:06
DIGITALB DIGITALB