Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ndjekur mbrëmjen e sotme nga afër punimet për Bajpasin e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin e automjeteve. Balluku bëri me dije se në 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shkojnë drejt Jugut pa kaluar në qytetin e Vlorës.