Situata në autostradën Tiranë-Durrës paraqitet kaotike, në një kohë kur të gjithë janë duke udhëtuar drejt bregdetit dhe duan të shijojnë pushimin e fundjavës. Kjo sepse autostrada nga QTU, kilometri 5 deri në Maminas, ekzaktësisht në vendin ku kthen për në Gjirin e Lalzit është totalisht e bllokuar. Vargu i makinave është rreth 10 kilometra. Po ashtu për shkak të ecjes së ngadaltë në temperatura të larta janë të shumta makinat që pësojnë defekte.