Kërkesa për ndihmë e Gjykatës së Lartë, e cila gjendet përballë një mali prej 36 mijë dosjesh të pagjykuara ende, duket se e ka shtyrë qeverinë të urdhërojë institucionet që të heqin dorë nga rekurset e panevojshme. Udhëzimi që hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare orienton institucionet shtetërore për çështjet civile dhe administrative dhe që parashikohet të zbresë nga stoku gati 7 mijë çështje aktualisht në pritje, por edhe të minimizojë fluksin e dosjeve që vijojnë të rekursohen.