Budapesti është një opsion për një takim të mundshëm mes Trump, Putin dhe Zelenskyt. Lajmin e raportuan mediat ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po përgatitet një takim dhe saktësoi se do të jetë trepalësh, e jo një bisedë “kokë më kokë” mes Putin dhe Zelenskyt. Presidenti rus kishte propozuar Moskën, që u refuzua menjëherë nga homologu ukrainas, ndërsa nuk u gjet dakordësi as për idenë e Macron që takimi të zhvillohej në Gjenevë.