Top Channel/ Putin thyen heshtjen dhe flet për vdekjen e Prigozhin: Bëri gabime të rënda në jetë
24/08/2023 19:27

Mercenarët e Ëagner kanë kërcënuar të marshojnë drejt Moskës pas lajmit se kreu i tyre, Yevgeny Prigozhin ishte mes viktimave të avionit të rrëzuar të mërkurën pranë kryeqytetit rus. Persona që kanë lidhje me Prigozhinin njoftuan në Telegram vdekjen e njeriut që tronditi Kremlinin me rebelimin e tij, ndërsa pretenduan se vdekja e ish besnikut të bindur të Vladimir Putinit ishte shkaktuar nga “tradhtarë” brenda Rusisë. Zyrtarë rusë po ashtu pohuan se Prigozhin gjendej në avionin e rrëzuar në një fushë, duke i marrë jetën të 10 personave në bord, vetëm dy muaj pas tentativës së dështuar për grusht shteti. Efekte- plane avioni duke rënë Agjencia Federale ruse e Transportit Ajror publikoi një listë të atyre që besonte se ishin në avion, duke përfshirë Prigozhin dhe zëvendësin e tij Dmitry Utkin. Megjithatë kishte edhe skeptikë ndja lajmit. Sink.. Keir Giles, Chatham House Është njoftuar se një pasagjer me emrin Yevgeny Prigozhin ishte në bord - por është e ditur ndërkohë se disa individë kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeny Prigozhin, si pjesë e përpjekjeve të tij për të mbuluar gjurmët e udhëtimeve të veta. Kështu që, të mos çuditemi nëse na shfaqet papritur në një video të re nga Afrika. Gjatë kësaj të enjteje vetë Presidenti rus Vladimir Putin theu heshtjen dhe foli për vdekjen e Jevgeni Progozhinit. Në një fjalim televiziv, Presidenti rus i dërgoi ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit. Themeluesin e Vagner ai e përshkroi si një biznesmen të talentuar. "Unë e njoh Prigozhin për një kohë të gjatë, që nga fillimi i viteve 1990," tha Putin në fjalimin e tij televiziv.“Ishte një person me një fat të ndërlikuar dhe bëri gabime të rënda në jetë, por gjithashtu kërkoi të arrinte rezultatet e duhura me punën e tij kur luftonim për kauzën e përbashkët, si në muajt e fundit”, vijoi Putin. Ndër të tjera Presidenti rus tha se hetuesit do të shqyrtojnë aksidentin dhe shkaqet e tij, por një gjë e tillë do marrë kohë. Ne Uashington zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Ëatson u shpreh se i kanë parë njoftimet dhe nëse konfirmohen, sic tha ajo, askush nuk duhet të habitet. Kaja Kallas, kryeministre e Estonisë, u shpreh gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN se: "Nëse është e vërtetë, kjo tregon se (Presidenti rus Vladimir) Putin do të eliminojë kundërshtarët dhe kjo frikëson këdo që mendon të shprehë mendime të ndryshme nga të tijat. Edhe pse shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende, kanalet e mediave sociale ruse janë të mbushura me spekulime se një arkë me shishe vere të shtrenjta në bord, mund të ketë qenë në fakt maskimi për një bombë të vendosur atje. Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë ekuipazhi. Ka mjaft spekulime ndërkohë se Prigozhin mund ta ketë sajuar vdekjen e tij, pasi një avion i dytë i lidhur me Ëagnerin, është diktuar nga radarët duke fluturuar mbi të njëjtin rajon Tzer, 60 milje në veri të kryeqytetit. Pamjet: AFP

Top News – 11 miliardë dollarë për 6 ditë luftë/ Administrata Trump bën llogaritë, duhen më shumë
12/03 17:16
Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
DIGITALB DIGITALB