Vladimir Putin mund të mos ketë një zyrë të vetme nga e cila u drejtohet rusëve. Sipas një hetimi të kryer nga “Systema”, një njësi e pavarur ruse e analizës vizuale, presidenti dyshohet se përdor të paktën tre ambiente të ndryshme, të vendosura në zona larg njëra-tjetrës, për të regjistruar apo transmetuar fjalimet e tij publike. Qëllimi, sipas burimeve, është i qartë: mbajtja e vendndodhjes së tij sa më të paidentifikueshme, për arsye sigurie.