Olaf Scholz refuzoi të bënte një test PCR nga rusët pas mbërritjes në Moskë, duke vepruar kështu në të njëjtën mënyrë si presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar. Një mjeku nga ambasada gjermane në atje iu kërkua t`ia kryente testin kancelarit të Gjermanisë pas mbërritjes së tij në Rusi, ndërsa autoriteteve ruse iu ofrua mundësia të dërgonin dikë për të vëzhguar procedurën. I ulur po në të njëjtën tryezë 4 metra të gjatë si shefi i Elizesë, Scholz u shpreh i kënaqur që po takohej me Putinin për të diskutuar personalisht krizën e Ukrainës.