Vladimir Putin sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i tallur ata si "derra të vegjël" dhe tha se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saj territoriale në Ukrainë ose përmes diplomacisë ose me forcë ushtarake raporton “The Guardian”. "Derrat e vegjël të Evropës iu bashkuan menjëherë punës së administratës së mëparshme amerikane të Joe Biden, duke shpresuar të përfitonin nga kolapsi i vendit tonë", ka thënë Putini, duke shënjestruar kështu edhe ish-presidentin e SHBA.