Vladimir Putin e përmendi sërish Kosovën edhe në takimin që pati në Moskë me sekretarin e pergjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Shefi i Kremlinit përdori edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.