Për herë të parë në dekada, Sergei Lavrov nuk mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga Putini. Mediat e përshkruan mungesën e ministrit të jashtëm si “të koordinuar” nga presidenti rus. Jo vetëm kaq, por edhe transferimi i njëkohshëm i detyrave të lavrov te Maksim Oreshkin dhe Aleksei Overçuk, të dy teknokratë nga administrata presidenciale, tregon se Putin po e shtrëngon kontrollin e tij mbi përfaqësimin ndërkombëtar, duke zvogëluar pavarësinë e ministrisë së jashtme. Rënia e Lavrovit vjen pas anulimit të një takimi të planifikuar midis Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump në Budapest. Mediat raportojnë se një debat i tensionuar midis Lavrovit dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, shkaktoi frustrim brenda Kremlinit. Disa njerëz të brendshëm tani e akuzojnë Lavrovin për keqmenaxhimin të atij episodi delikat, madje për minimin e axhendës diplomatike të Putinit.