Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Vladimir Putin deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia, duke e krahasuar atë me Kosovën. Gjatë një konference për shtyp, pak pasi parlamenti rus miratoi kërkesën e tij për dërgimin e trupave të armatosura jashtë Rusisë, shefi i Kremlinit tha se aneksimi i gadishullit të Krimesë në vitin 2014, duhet të njihet si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.