Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon sot takime “në shkallë të gjerë” me homologun kinez Xi Jinping në Pekin, në një vizitë që synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Putin u prit me ceremoni zyrtare dhe tapet të kuq në Sallën e Madhe të Popullit. Në nisje të takimit, presidenti rus e quajti Xi Jinping një “mik të dashur” dhe tha se kishte pritur prej kohësh këtë vizitë