Top Channel/ Putin dhe Xi duan pavdekësinë: “Me transplante dhe shkencë jeton deri në 150 vjeç”
04/09/2025 01:56

Në një ditë të mbushur me simbole historike dhe fuqi ushtarake, një moment krejt i pazakontë u bë qendra e vëmendjes në paradën madhështore të organizuar nga Kina për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit nga pushtimi japonez. Një mikrofon pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping kapi një copëz bisede private mes dy liderëve, që nuk kishte aspak të bënte me ushtrinë, armët apo politikën globale. Në vend të fjalëve për strategji apo partneritet, u dëgjua një diskutim për transplantet e organeve dhe jetën deri në 150 vjeç. “Bioteknologjia është duke u zhvilluar vazhdimisht,” dëgjohet përkthyesi i Putinit duke folur në gjuhën kineze. “Organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe madje mund të arrish pavdekësinë.” Presidenti Xi, pa u habitur aspak nga tema, u përgjigj me qetësi: “Disa parashikojnë se në këtë shekull, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë deri në 150 vjet. Në të kaluarën, njerëzit rrallë arrinin 70 vjeç, por sot, në moshën 70, je ende fëmijë.” Pas tyre ecte lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili u pa duke buzëqeshur, ndonëse nuk dihet nëse kishte kapur thelbin e bisedës, apo thjesht po shijonte momentin. Pamjet u transmetuan drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez, ndërsa më vonë u pasqyruan nga media të njohura ndërkombëtare si Bloomberg, Reuters dhe Associated Press. Vetë Putini e konfirmoi autenticitetin e bisedës, ndërsa Ministria e Jashtme kineze zgjodhi të mos e komentojë.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB