Top Channel/ Putin, avionë spiunë mbi NATO/ Incident gjatë samitit që u mbajt në Paris
27/03/2025 23:21

Në samitin e fundit në Paris liderët e BE theksuan angazhimin e vazhdueshëm të vendeve evropiane për të mbështetur Ukrainën. Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendet evropiane po punojnë për të “ndërtuar paqen me forcë”, duke ofruar një “ekip franko-britanik” për të “përgatitur ushtrinë ukrainase të së nesërmes”. Një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte refuzimi i heqjes së sanksioneve ndaj Moskës, pasi të 30 vendet e përfshira ranë dakord që këto masa ekonomike do të qëndrojnë në fuqi. Megjithatë, një ndasi e rëndësishme u shfaq kur presidenti Macron tha se “nuk ka unanimitet” për dërgimin e paqeruajtësve në Ukrainë, por shtoi se një mision i tillë mund të realizohet edhe pa konsensus të plotë. Kjo ka ngritur dilema mbi aftësinë e vendeve evropiane për të arritur një marrëveshje të qartë mbi rolin e tyre në këtë krizë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se Rusia “shtiret sikur negocion”, por ai ishte i shqetësuar se Moska nuk po kërkon një marrëveshje paqeje të sinqertë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila ishte gjithashtu pjesë e samitit në Paris, u shpreh se është e rëndësishme që të përfshihet edhe SHBA-ja në diskutimet e ardhshme për Ukrainën, në mënyrë që të zgjerohet armëpushimi në infrastrukturën civile si shkollat dhe spitalet. Ajo përsëriti se Italia nuk planifikon të dërgojë trupa ushtarake në terren, por nënvizoi rëndësinë e zbatimit të një armëpushimi të plotë. Gjatë kohës që po zhvillohej samiti u raportua se një aeroplan spiun rus hyri në hapësirën ajrore të NATO-s mbi Baltik. Dy avionë luftarakë gjermanë e shoqëruan dhe monitoruan avionin rus, një incident që tregon përkeqësimin e marrëdhënieve ushtarake midis dy palëve. Pas këtij incidenti reagoi edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se inteligjenca ukrainase ka zbuluar se Rusia po përgatit sulme të reja në rajone.

Top Channel/ Atentat biznesmenit të njohur, zbardhet e shkuara e errët e djalit të tij
01/07 17:58
Top News – Avionët nisen gjysmë të mbushur / ‘Pesë orë në radhë’, kaos në aeroportet evropiane
01/07 15:24
Top News – Erdogan ‘i mbyll gojën’ NATO-s / Aleanca hesht për shqetësimet mbi të drejtat e njeriut
01/07 15:23
Top News – ‘Lufta e madhe me NATO-n’ / Prodhuesit rusë të dronëve po bëhen gati
01/07 15:16
Top News – Irani nuk e lëshon Hormuzin / Insiston të mbajë kontrollin mbi ngushticë
01/07 15:14
Top News – Trump inauguron Air Force One e ri / ‘Shtëpia e Bardhë futuruese’ në udhëtimin e parë
01/07 15:07
Top Channel/ “Po nxehen oqeanet”, ekspertët: “Rekord i ri, jemi në territor të panjohur”!
01/07 15:01
Top Channel/ Tre sulme me bomba artizanale në Selanik: “Shënjestra, drejtues të Nea Democratia”!
01/07 14:58
Top News – Xi Jinping ‘shpall luftë’ / Do forcojë ushtrinë dhe do të zhdukë korrupsionin
01/07 14:48
Top News -1 mijë vdekje më shumë nga i nxehti/ Spanja njeh qershorin e dytë më të nxehtë në histori
01/07 14:37
Top News – Italia e Kroacia në alarm të kuq / Valë tjetër të nxehti në Evropë, përzhitet kontinenti
01/07 14:36
Top Channel/ Kisha rrezikon “skizmën”, Papa: Mos zgjidhni ipeshkvijtë e rinj pa mandat papnor!
01/07 14:33
Top Channel/ Trump fitoi 2 miliardë USD me presidencën: “1.4 miliardë vetëm nga kriptomonedhat”!
01/07 13:12
Top Channel/ “Mrekullia” në Venezuelë: Tre vjeçari gjendet gjallë pas gjashtë ditësh nën rrënoja!
01/07 12:18
Top Channel/ Starmer “tregon dhëmbët” në fund: “Do rrisim ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes”!
01/07 12:12
Top News – Lojëra lufte në ‘shtëpinë’ e Trumpit / NATO po stërvitet pranë brigjeve amerikane
01/07 12:09
Top News – Trump po mendon kthimin në luftë / Irani nuk pranon të takojë të dërguarit amerikanë
01/07 12:06
Top News – Ushtria amerikane në Venezuelë / Trump dërgon 900 trupa, ndihmë pas tërmeteve
01/07 12:04
Top News – Rusia e Kina përgatiten bashkë për luftë / Kremlini trajnim sekret, alarm në Evropë
01/07 12:01
Top News – Rusia mes Polonisë dhe Ukrainës / Moska, operacione sabotazhi për rritjen e tensioneve
01/07 11:59