Tre mjete lundruese që janë parë nga pushuesit e Sarandë, në plazhin e quajtur “Gjiri i Lapajve”, teksa kryenin manovra të rrezikshme në det janë bllokuar gjatë natës nga policia. Policia kufitare e Sarandës ka marrë videot e filmuara nga turistët dhe ka identifikuar tre mjetet “Jet Ski”.