Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut karakteristike të vjeshtës, pushuesit e huaj vijojnë të pushojnë pranë detit në Vlorë, sapo dalin rrezet e diellit. Të rinjtë nga Nigeria e largët dhe Britania, kanë zgjedhur Vlorën dhe shtatorin për të pushuar, pasi e konsiderojnë periudhën më të mirë. Shtatori thonë ata është muaj i qetë, pa zhurmë apo trafik.