Hyrjen në muajin e gjashtë, pushtimi rus në Ukrainë e shënon me bombardime tëe pamëshirshme të ushtrisë ruse në Veri, jug dhe në lindje të vendit fqinj, ku luftimet vazhdojnë pandërprerë. Për ushtrinë e Moskës, megjithatë, ofensiva nuk pa kosto: të dhëna të shumta tregojnë se ajo po përballet me vështirësi për zëvendësimin ose riparimin e qindra pjesëve të pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftime, teksa Kievi pohon se do të avancojë me perpjekjet për të rimarrë territorin e humbur.