Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas, ky është vendimi më i fundit i qeverisë greke. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se një javë pushime pa asnjë kosto nga ana e tyre është paketa për të gjithë ata që braktisën pushimet për sigurinë e tyre.