Një kompani rekrutimi në Britaninë e Madhe ka vendosur të dërgojë 55 punonjësit e saj me pushime në Tenerife, duke i falenderuar në këtë mënyrë për faktin që punuan gjatë pandemisë së koronavirusit. Punonjësit e Yolk Recruitment në Cardiff, do t`i kenë të gjitha të paguara kur të shkojnë në muajin prill në zonën e konsideruar si një ndër më të lakmuarat në botë për të pushuar. Firma do të shpenzojë më se 100,000 paundë për pushimin katër ditor.