Punimet në bregdet vazhdojnë gjatë sezonit veror në vendin tonë, duke krijuar një panoramë të pakëndshme për pushuesit. Materiale ndërtimi, rrëmujë, punëtorë, çekiçë e trapan që zhurmojnë pa pushim. Është kjo situata në Borsh, ku një qytetar denoncon rastin në “Ti Raporton”.