Nga dita e sotme, dy rregulla të rëndësishme për Ballkanin hyjnë në fuqi në Gjermani ku vitin e kaluar, qeveria vendosi modernizimin e ligjit të emigracionit duke lehtësuar kriteret për mbërritjen e fuqisë punëtore. Nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.