Deri tani e kishte bllokuar publikimin e dosjeve Epstein, por Donald Trump, duket ka ndërruar mendje. Presidenti amerikan tani foli në favor të publikimit të të dhënave mbi abuzuesin e minoreneve, Jeffrey Epstein. Shefi i Shtëpisë së Bardhë insistoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe i bëri thirrje kolegëve republikanë të votojnë për publikimin e tyre.