Konsumatorët në Greqi po dëgjojnë nga vetë zyrtarët e qeverisë për një rritje të madhe të çmimeve në shumë artikuj ushqimorë. Në fillim ata mësuan për rritjen me gati 50% të çmimit të energjisë elektrike, që sipas burimeve qeveritare vjen si rezultat i ndryshimeve klimaterike.