Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë me dije emrat e kandidatëve në të gjitha bashkitë e qarqeve të vendit, ku një pjesë e madhe e tyre nuk surprizuan dhe emrat ishin po të njëjtë me kryetarët aktualë. Dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, kryetarët e 12 qarqeve të vendit kanë zbuluar emrat për 61 bashkitë e vendit, duke i dhënë fund pritjes për zyrtarizimin e kësaj liste.