Protesta e ditës së sotme që nisi në Ministrinë e Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit. Pasi kaluan nga zona e “9-katësheve”, gazetari i Top News, Xhoi Malësia raportoi se disa protestues janë ndalur dhe te Pazari i Ri, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. “Ka një numër më të lartë të të rinjve dhe është e pamundur ndërhyrja e mjeteve të rënda të policisë”, tha gazetari.