Mijëra protestues kanë mësyrë rezidencën e presidentit të Sri Lankës në kryeqytetin, Kolombo. Tubues nga i gjithë vendi marshuan drejt godinës duke kërkuar dorëheqjen Gotabaya Rajapaksas pas muaj të tëra protestash ndaj keqmenaxhimit të krizës se thellë ekonomike që ka pllakosur Sri Lankën. Kreu i shtetit vetë nuk ndodhej aty, pasi i kishte marrë masat për t`u zhvendosur në një zonë më të sigurtë. Me t`u gjendur brenda godinës, protestuesit nuk rezistuan dot pa u kredhur nje here në pishinën e përdorur nga presidenti.