Protestuesit e opozitës kanë mbërritur para Kryesisë së Kuvendit, ku nga podiumi provizor i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama të heq dorë nga vjedhjet dhe mashtrimet. “Opozita e të drejtave të mohuara” është titulluar aksioni opozitar i protestës së sotme. Një grup modest demokratësh, sikurse e ka cilësuar ish-kryeministri Berisha, iu përgjigjën thirrjes për të protestuar kundër qeverisë Rama, të cilën e konsideron monodiktaturë ose regjim të krimit dhe drogës që vjedh qytetarët.