Sot mbahet sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, një protestë e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt. Dhjetëra efektivë dhe makina policia kanë rrethuar Bashkinë e Tiranës, për të shmangur incidentet. Një protestues po përgatitet të gjuajë me vezë para bashkisë, ndërkohë që ndez dhe flakadanë.