Fermerë të shumtë të zonës së Devollit bllokuan njërën anë të rrugës në hyrje të Bilishtit në shenjë proteste. Çmimi i rritur i naftës dhe dyfishimi i kostove për plehrat kimike përballë një tregu me konkurrencë të pandershme janë shqetësimi kryesor i tyre ndërsa pohojnë se taksohen më shumë se fermerët e rajonit.