Uji i pijshëm i ndotur dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë nxjerrë këtë të hënë në një protestë banorët e Postribës. Me pankarta në duar, ato protestuan para godinës së Bashkisë Shkodër, teksa hedhin poshtë pretendimin e bashkisë për investim në rrjetin e ujësjellësit në këtë zonë.