Banorë të zonës së ish-kënetës, shtëpitë e të cilëve do të prishen pasi në to kalon gjurma e rrugës që do të ndërtohet në funksion të lagjes së re që po ngrihet në Spitallë, kanë protestuar sot para bashkisë së Durrësit. Prej tre muajsh ata kanë braktisur shtëpitë, por nuk kanë marrë ende bonusin e qirasë.