Katër vjet pas tërmetit të vitit 2019, një pjesë e pallateve të dëmtuara prej tij nuk janë riparuar ende. Banorët nuk po gëzojnë pronën e tyre, ndërsa kanë vështirësi në pagimin e qirasë në shtëpitë ku qëndrojnë. Përfaqësues të 65 familjeve të një pallati në lagjen 12 të qytetit kanë protestuar sërish para bashkisë së Durrësit duke kërkuar riparimin e objektit që gjatë këtyre viteve është dëmtuar dhe më shumë duke rënë pre e hajdutëve që kanë marrë ccdo gjë prej tij.