Këtë të enjte disa banorë protestojnë kundrejt firmës Gener2, e cila po kryen punime në ndërtimin e rrugës Thumanë – Kashar. Sipas banorëve firma ka kryer punime në disa pjesë të kësaj rruge, pa kompensuar banoret që preken. Për kryerjen e punimeve në vepra publike, banoret nuk kundërshtojnë, por firma nuk ka kompensuar një pjesë të banorëve dhe bizneseve në këtë aks.