Çmimi i ulët i luleshtrydhes ngriti në protestë dhjetëra fermerë pranë vendit të quajtur” Rotondo e Kafaraj”, në aksin Levan- Tepelenë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull ata janë bërë bashkë, duke ngritur shqetësimin se investimi po iu shkon dëm. Fermerët kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit, që sipas tyre, e vendosin çmimin sipas dëshirës. Ata hodhën poshtë zërat se luleshtrydhet vendase janë me pesticide. Ata i bënë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që t’i kontrollojë çmimet në doganë, pasi sipas tyre, kjo situatë mund t’i çojë drejt falimentimit