Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Këshillin Bashkiak të Pogradecit mes një këshilltari dhe Kevi Muçllarit, banor i fshatit Çëravë që u pasua me arrestimin e këtij të fundit banorët janë ngritur përsëri në protestë. Ata kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të riut i cili sipas tyre u provokua nga këshilltari.