Qindra demonstrues dolën në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave anticovid. Ata sfiduan urdhrin për ndalimin e protestës të urdhëruar nga gjykata të dielën dhe u mblodhën në rrugët e Berlinit, duke u përplasur me policinë. Protesta u thirr nga lëvizja “Querdenker”, që është shfaqur si zëri më i fortë kundër kufizimeve të koronavirusit në Gjermani. Autoritetet thanë se nuk mund të lejonin që tubimet të vazhdonin për shkak të frikës se pjesëmarrësit do të shkelin rregullat për vendosjen e maskave dhe distancimin shoqëror, në një kohë kur numri i infeksioneve në Gjermani është përsëri në rritje.