Qeveria serbe është detyruar të tërheqë nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçic. Në njoftimin e saj thuhet se paraprakisht do të bëhet një analizë, nëse ndryshimet e plotësimet në Ligjin për Shpronësim janë të nevojshme. “Nëse konstatohet se është e nevojshme që ligji të ndryshohet, Qeveria do ta bëj, por krahas debatit publik ku do të përfshihen ekspertët, përfaqësues të ekonomisë dhe shoqëria civile”, shkruan në njoftim.