Mijëra protestues mbushën rrugët e kryeqytetit polak të Varshavës këtë të dielë. Protesta u thirr nga opozita e cila pretendoi se ishte një nga demonstratat më të mëdha qeveritare në 30-vitet e fundit. Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Donald Tusk për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend. Ata udhëtuan nga qytete të ndryshme të vendit ndërsa mbanin në duar flamuj të shumtë.