Top Channel/ Protesta në Greqi pas tragjedisë së përplasjes me 57 viktima
02/03/2023 19:31

Teksa grupet e shpëtimit vijonin mbrëmë të kërkonin mes rrënojave të një treni fatkeq ku u vranë dhjetra pasagjerë, qytetarë dhe aktivistë të tërbuar dolën në rrugët e Athinës për të protestuar ndaj vdekjeve. Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se një “gabim tragjik njerëzor” dukej se ishte shkaku i përplasjes kokë më kokë të ternave në të njëjtin binar, ku u vranë 48 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën mesnatën e të martës në veri të Greqisë. Ngjarja është tashmë tragjedia më e madhe hekurudhore në vend. Shumica e viktimave ishin nxënës që ktheheshin në Selanik nga një celebrim karnavalesh. Dy trenat po udhëtonin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë pranë luginës së Tempe, 380 kilometra në veri të Athinës. Protesta u zhvilluan gjithashtu në qytetin e dytë më të madhe të Greqisë Selanik, dhe në Larisa, ku po mbahen homazhe për viktimat e aksidentit që konsiderohet “i papranueshëm”. Pasagjerët e mbijetuar tregonin sesi përplaseshin në tavat dhe nxirreshin nga dritaret në momentin e përplasjes. “Godita tavanin me kokë kur ndodhi përplasja,” tha Stefanos Gogakos, për rrjetin vendas ERT, duke shtuar se dritaret ishin thyer, duke mbuluar pasagjerët me xhama. Përgjegjësi i stacionit hekurudhor të Larissa, ku ishte ndalesa e fundit e trenit, ishte arrestuar. Përgjegjësi i stacionit është zakonisht përgjegjës për trafikun në binarë dhe pitet të dalë sot në gjykatë për akuzat. Mjeku ligjor i Larissa’s, Roubini Leondari, tha se trupat janë sjellë per identifikim me teste te ADN-së. “Shumica e tyre janë të rinj. Trupat janë në gjendje shumë të keqe,” tha ajo për rrjetin ERT. Zyrtarët thonin se 57 persona mbeteshin të shtruar në spital, gjashtë prej të cilave në kujdes intensiv. Tetë punonjës hekurudhe janë mes të vdekurve, duke përfshirë drejtuesit e trenit të mallrave, tha Yannis Nitsas, president i sindikatës së hekurudhave. “Temperaturat e shpërthimit kishin kaluar 1000 gradë dhe identifikimi i viktimave është i vështirë”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Vassilis Varthakoyiannis.

Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
DIGITALB DIGITALB